Vërtet mendoni se mund të sfidojnë Doktorin?

29 Mars 2026, 17:15Pikëpamje SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prej disa ditësh, mediat pranë Qeverisë janë duke i bërë jehonë kandidatëve të mundshëm që mund të dalin përballë Sali Berishës, për kreun e PD-së.

Duke qenë se Ervin Salianjin e kanë sulmuar ashpër për vite me radhë, sidomos për çështjen “Babale”, i kanë dhënë zë një vajze me pamje modeleje, që ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike, duke sfiduar kështu Sali Berishën.

Alesia Balliu quhet.

Së fundmi, kanë dhënë alarmin se atë e paskan përjashtuar nga gara, për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

A thua, se Alesia mund të kishte vërtet ndonjë shans për të mundur Sali Berishën.

Ajo e shkreta, është duke e shfrytëzuar këtë moment, për t’i bërë reklamë vetes, ndërsa mediat e majta i venë nga pas, se më në fund kanë gjetur një rival për Doktorin.

Veçse po bëhen qesharakë, si Alesia, si mediat që i japin zë, duke e paraqitur si një kcandidate serioze.

E vërteta është, se Sali Berishën, sot për sot, nuk e sfdon dot askush në Partinë Demokratike.

Këtë na e tregoi më së miri edhe rasti i Lulzim Bashës.

Sa të jetë gjallë, PD do të jetë e tij.

Më vonë pastaj, kushedi, nëse PD do të ekzistojë akoma, mund të dalin Alesia me shoqe për të pretenduar që të marrin drejtimin e kësaj partie.

Po vështirë do ta kenë, se Doktori duket goxha në formë dhe do të duhet të presin goxha vite, me sa duket!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video