Vdes lokalisti i “Crazy Town”, i këngës së famshme “Butterfy”

25 June 2024, 17:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes lokalisti i “Crazy Town”, i këngës së famshme
Shifty Shellshock

Zi në botën e muzikës, Shifty Shellshock, lokalisti i grupit “Crazy Town”, ka vdekur në moshën 49-vjeçare.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit ishte Seth Brooks Binzer, vdiq në moshën 49-vjeçare. Trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, në rrethana të paqarta, teksa mediat theksojnë se Binzer ka luftuar me varësinë nga droga gjatë gjithë jetës së tij.

Suksesi global i “Butterfly”

Vokalisti i Crazy Town ishte bërë i famshëm së bashku me grupin e tij mbi të gjitha për këngën e tyre hit "Butterfly", e cila në vitet e nëntëdhjeta dhe 2000 pati një jehonë të madhe edhe falë popullaritetit të videoklipit.

Grupi në ato vite kishte dominuar renditjet botërore, duke shijuar sukses global që nuk u konfirmua nga albumi i tyre i dytë, i lëshuar në vitin 2002. Crazy Town u nda pak më vonë dhe më pas u reformua në 2007 dhe publikoi albumin e tyre të tretë, The Brimstone Sluggers, në 2015.


Video