Vdekja e Enver Sheshit, PD: Të burgosurit trajtohen në kushte çnjerëzore. Ambasadorët mos rrinë më nëpër tribuna luksi, por ...

20 January 2023, 16:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdekja e Enver Sheshit, PD: Të burgosurit trajtohen në kushte
Bislim Ahmetaj

Partia Demokratike ka denoncuar trajtgimin çnjerëzor që ju bëhet të burgosurve në burgun 313 në Tiranë, duke iu referuar vdekjes së Enver Sheshit.

Përmes një deklarate nga selia blu, Sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD, Bislim Ahmetaj deklaroi se pavarësisht të ftohtit në mjediset e brendshme të 313-ës, por edhe në Institucione të tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit, nuk janë ndezur akoma sistemet e ngrohjes.

Ai citoi =Institutit të Shendetit Publik, duke thënë se temperaturat e ulta dhe lagështia e lartë e ajrit përbëjnë rrezik serioz për jetën e të sëmurëve kronikë me sëmundje kardiovaskulare, koronare, infarktet e miokardit, goditje në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, kockave, sëmundjet endocrine, crregullimet neurologjike si edhe sëmundjet e lëkurës.

PD e konsideron vdekjen e Enver Sheshit, i arrestuar për dosjen e inceneratorit të Fierit si të dyshimtë, teksa më tej Ahmetaj shtroi pyetjen se "kush i vjedh paratë e destinuara për ngrohjen e IEVP-ve të vendit?".

Ai iu ka bërë thirrje ambasadorëved të huaj në vend, që të mos rrijnë më në tribuna luksi, por të shkojnë dhe të vizitojnë ambientet e burgjeve.

DEKLARATE E SEKRETARIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË PD, BISLIM AHMETAJ

Sekti i Rilindjes e ka dëshmuar me vepra se dhunimi dhe shkelja e përditshme e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve janë një hobby për të, praktikë kjo e trashëguar nga baballarët e tyre të cilët erdhën në pushtet duke vrarë shqiptarë, e mbajtën pushtetin po duke vrarë, dënuar, torturuar dhe internuar çdo kundërshtar të regjimit të tyre gjakatar.

Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut denoncoj aktin e trajtimit çnjerëzor që po u bëhet të paraburgosurve në burgun 313 në Tiranë.

Edhe pse ka disa ditë që temperaturat në Tiranë kanë zbritur afër zeros dhe lagështia e ajrit ka qenë mbi 82% në mjediset e brendshme të 313-ës, por edhe në Institucione të tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit, nuk janë ndezur akoma sistemet e ngrohjes.

Sipas Institutit të Shendetit Publik temperaturat e ulta dhe lagështia e lartë e ajrit përbëjnë rrezik serioz për jetën e të sëmurëve kronikë me sëmundje kardiovaskulare, koronare, infarktet e miokardit, goditje në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, kockave, sëmundjet endocrine, crregullimet neurologjike si edhe sëmundjet e lëkurës.

Po ky Institut thekson që temperaturat nën 12 gradë deri në 5 gradë përbëjnë rrezik serioz për jetën e bartësve të këtyre sëmundjeve, por edhe për njerëzit me shëndet normal.

Kjo që po ndodh sot në burgjet shqiptare nuk është gjë tjetër vecse një formë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, e ngjashme me kohën e baballarëve të tyre.

Gjithashtu është tregues i një aferë korruptive, pasi fondet për ngrohje janë ta planifikuara dhe të derdhura në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë.

I ndjeri Enver Sheshi, i akuzuar për aferën e inceneratoreve vdiq në mënyrë të dyshimtë para pak ditësh nga një atak i beftë kardiak kur temperaturat në Tiranë ishin 18-20 gradë.

Cilët kanë vënë në shënjestër Edi Rama dhe Ulsi Manja tani që temperaturat e natës në Tiranë kanë rënë në 2-3 grade?!?

Kush ka urdhëruar për këtë torture fizike dhe psikologjike që ju bëhet të paraburgosurve në IEVP?!?
Kush i vjedh paratë e destinuara për ngrohjen e IEVP-ve të vendit?!?

Edi dhe Ulsi: ndizni kaldajat e burgjeve se duke ngrirë dhe humbur jetë të burgosurish po digjni shpirtin tuaj në ferr.

Për mbyllje kam një lutje për Ambasadoren e SHBA-ve, për Ambasadoren e BE, per Komitetin e Helsinkit dhe Përfaqësin e OSBE-së në Tiranë: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni dhe vizitoni burgjet e Tiranës dhe Shqipërisë, sic vepruan pararendësit tuaj në vitet ‘91-’92!


Video