
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur tek mandati i deputetes Olta Xhaçka, të cilin po e shqyrton Gjykata Kushtetuese.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha e quajti Olta Xhaçkën mafioze, që e ka vendin në burg. Berisha denoncoi Edi Ramën, Olsi Ramën, Artan Gaçi dhe Amant Josifin si personat që po ndikojnë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Unë para jush kam denoncuar një presion të jashtëzakonshëm që mafia, Edi Rama, Olsi Rama, Artan Gaçe, Olta Xhacka dhe Amant Josifi po bëjnë në gjykatë kushtetuese për të shpëtuar mandatin e një mafiozeje të pashoqe sic është Olta Xhacka.
Olta Xhacka duke përdorur pushtetin lidhjet e saj me klanin Rama, lidhje të kahershme. Nuk kam asgjë unë të hyj në lidhje të kahershme, por kur ato mjerojnë shqiptarët unë cdo gjë do them.
Janë vërsulur, Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur gjykatën Kushtetutën. Një akt që do përbente atentat të vërtetë ndaj kushtetutës dhe një goditje mëshirë për luftën kundër korrupsionit.
Olta Xhacka me burrin e vetë kanë fituar statusin 5 mln të investitorit strategjik. Olta Xhacka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë. Olta Xhacka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Tani kërkon të shpëtojë.
Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka kauzisin më të qartë dhe pikërisht për përpjekjen që bën Parlamenti për të n=shkelur kushtetutën ajo duhet ti dalë zot Kushtetutës.
Të mendosh se të shpëtojë Olta, pse Edi Rama nuk pranoi të vijë në parlament kërkesa, nuk ka tallje më të madhe me qytetarët shqiptarë, të implikimit direkt të Edi Ramës, por edhe të atyre që mendojnë të gjykojnë në këtë mënyrë”, tha Berisha.