Letra e rreme, shpërndahet një "fake news" mbi dorëheqjen e ministres Edona Bilali

19 January 2023, 18:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Letra e rreme, shpërndahet një "fake news" mbi
Edona Bilali

Pak minuta më parë, në media qarkulloi një lajm se ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali kishte dhënë dorëheqjen.

Por, referuar burimeve ky lajm rezulton të jetë i rremë dhe Bilali vazhdon të jetë ende në detyrë si ministre. Mediat ishin bazuar mbi një letër, që rezulton të jetë montazh, ku Bilali i njoftonte dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe theksonte se këtë vendim e kishte marrë për shkak të angazhimeve personale.

Asgjë nuk është e vërtetë dhe këtë e tregojnë edhe postimet e Bilalit në rrjetet sociale, ku sot ka qenë e pranishme në një aktivitet me ministren tjetër Milva Ekonomi, ku prezantuan arritjet për vitin që lamë pas dhe objektivat që kanë për vitin 2023.

Më poshtë, letra e rreme e shpërndarë nga mediat:

Letra e rreme, shpërndahet një "fake news" mbi


Video