Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një diskutim ditën e sotme në Davos, në një panel ku pjesë ishte edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kryeministri Rama u shpreh se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, BE-ja po pëson rënie dhe kjo duhet kuptuar sa më parë nga drejtuesit në Bruksel. Sipas kreut të qeverisë kjo nuk po ndodh në Shqipëri, ku tha se popullariteti për Rusinë dhe Putin është vetëm 0.07%.
Rama u shpreh se rajoni është në një front kur vjen puna për të dënuar Rusinë.
“Megjithatë jemi aty, në zemër të Europës. Nuk do të shkojmë askund. Dhe fjala vjen do dëshiroja që serbët të shkonin diku tjetër, por nuk mund të shkojnë askund tjetër. Këtu nis dhe argumenti im për rajonin, për paqen dhe për atë që duhet të ruajmë. Njerëzit në Bruksel duhet të kuptojmë se jemi në një rajon ku BE-ja po pëson rënie dhe Putini në disa prej vendeve po shihet gjithnjë e më tepër si hero. Jo në Shqipëri. Në Shqipëri është ndryshe, popullariteti është 0.07. Përsëri është shumë për ne sepse siç e thashë ne jemi absolutisht mjaft të përfshirë dhe e duam BE-në 99%. E duam SHBA, 100%. Duhet në fakt ta ruajmë këtë. Në një farë mënyrë kemi një mosmarrëveshje shumë të madhe unë dhe presidenti serb lidhur me atë që ai e quan rajon të Serbisë dhe atë që unë e quaj shtetin e lirë të Kosovës. Unë kam argumentet e mia për këtë. Kjo nuk më bën të verbër karshi nevojës për të mbajtur të gjithë bashkë. Për ta përmbyllur dua të them diçka të fundit. Ka shumë kritika ndaj Angela Merkel dhe politikanëve të verbër që morën gazin rus dhe po e zëvendësojnë tani. Mënyra si e kuptoj unë botën është që nuk po e zëvendësojnë burimin e pisët rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është edhe tregu pjesë. Janë shumë gjëra kështu që nuk do nxitoja në dhënien e gjykimeve. Dua të them që duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin shumë më mirë. Po ndodh diçka mjaft thelbësore që ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front përfshirë Serbinë kur vjen fjala për të dënuar Rusinë, për të dënuar pushtimin. Pra në një front në Kombet e Bashkuara. Kur vjen puna tek sanksionet, po. Mund të jetë e bëshme për këdo”, tha Rama.
Rama tha se duhet edhe mbështetje financiare nga BE-ja drejt Ballkanit Perëndimor, teksa sheh se Maqedonia e Veriut është e rrezikuar të shkojë drejt një nacionalizmi të thellë që mund të krijojë probleme.
“Na duhet të kuptojmë diçka, po sanksionet janë mirë, por ndërkohë shtetet e BE-së kanë fonde rimëkëmbjeje, kanë fonde për mrekullira nga BE përpos të ardhurave të tyre. Asnjë nga ne në rajon nuk ka. Nëse BE do të na bëjë pak më tepër pjesë se nuk pretendoj të marr fonde aq sa marrin fqinjët tanë që nuk janë në Ballkan sepse janë, e dini, kjo është diçka që duhet, diçka që duhet ta marrim. Është diçka që të gjitha këto vende ta marrin. Duhet ta marrë RMV. Flasim për Serbinë sepse është më trendi, por RMV është shumë më e rrezikuar që të shkojë drejt një nacionalizmi mjaft të thellë që mund të shkaktojë probleme”, tha Rama.