Aktivistja shqiptare pro Republikanëve në ShBA, Evi Kokalari, ditën e sotme ka njoftuar se ka dalë përfundimisht kundër Sali Berisha.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kokalari akuzon Berishën se e ka marrë peng Partinë Demokratike për interesat e veta dhe po bën pazare. Ajo deklaron se Berisha po përdor Rixhard Grenell për t'i dhënë "një dorë" Belind Këlliçit në garën për Tiranën.
Kokalari i bën thirrje Berishës që të dalë nga politika, pasi sipas saj, ai po e çon në humnerë.
Kujtojmë se Kokalari u shfaq për herë të parë në PD gjatë kohë së Foltores së Berisha dhe u distancua pak kohë pas marrjes së selisë pas pakënaqësive për mënyrën se si po zgjidheshin drejtuesit e posteve në parti.
Reagimi i plotë:
Sot përfundimisht Berisha më ka kundër. Jo vetëm që s’bëri ndryshime në PD, por e ka marrë partine peng për interesat e veta dhe po ben pazare.
Tentativa për të përdorur Grenell pa dijeninë e tij, për ti dhënë një dorë Këlliçit dhe pazareve që do vet, kur Grenell është futur në skenë prej meje, fatkeqësisht sot më pozicionon kundër tij!
Kur them kundër- flas kundër Berishës vetë, aspak PDse. Madje mendoj ka ardhur koha që Berisha të dalë nga politika, se po na çon në humnerë.