"U vra pasi doli hapur kundër Pjerin Ndreut"/ Berisha për atentatin ndaj Ardian Nikulajt: Ka marrë kërcënime të përsëritura

19 April 2023, 20:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U vra pasi doli hapur kundër Pjerin Ndreut"/ Berisha për
Ardian Nikulaj dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e regjistruar mesditën e sotme në Shëngjin ku u ekzekutua brenda lokalit të tij, biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku).

Nikulaj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak në Lezhë me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, teksa në zgjedhjet e vitit 2021 ka qenë dhe kandidat për deputet me këtë forcë politike, si dhe më herët ka qenë drejtor i Aluiznit në Lezhë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha konfirmon se Ardian Nikulaj (Marku) kishte dalë hapur kundër kryebashkiakut aktual të Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.

Sipas Berishës, ditët e fundit Ardian Nikulaj ka marrë kërcënime të përsëritura nga Ulsi Manja- Pjerin Ndreu, drejtues kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.

Kujtojmë se para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe para zgjedhjeve të vitit 2021, Berisha e denonconte Ardian Nikulaj (Marku) p♪7r blerje vota për PS-në dhe PSD-në

Reagimi i plotë:

Skuadra e pushkatimit nën mbrojtjen e qeverisë kryen ekzekutimin e radhës!

Rendi në duart e krimit!

Të dashur miq, sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje i kësaj partie Ardian Nikulaj. Ky krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij. Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë.

 


Video