Atentati ndaj Nikulajt, reagon Pjerin Ndreu: Ishte anëtar i Këshillit Bashkiak, të zbardhet sa më shpejt ngjarja

19 April 2023, 15:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Nikulajt, reagon Pjerin Ndreu: Ishte anëtar i Këshillit
Ardian Nikulaj dhe Pjerin Ndreu

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me atentatin e regjistruar mesditën e sotme në Shëngjin ku u ekzekutua brenda lokalit të tij, biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku).

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu shprehet i tronditur, teksa bën me dije se Ardian Nikulaj ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak. Këtë ngjarje, Pjerin Ndreu e konsideron si cënim të rëndë të rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Lezhës.

Ai u bën thirrje organeve të rendit dhe Prokurorisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen dhe të vënë përballë ligjit autorët.

"I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone! Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar! Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike!" -shkruan Pjerin Ndreu.

Aktualisht, Ardian Nikulaj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak në Lezhë me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, teksa në zgjedhjet e vitit 2021 ka qenë dhe kandidat për deputet me këtë forcë politike, si dhe më herët ka qenë drejtor i Aluizmit në Lezhë.


Video