“Paqe” në Shkodër, bëhen bashkë PS dhe PD!

19 April 2023, 12:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Paqe” në Shkodër, bëhen bashkë PS dhe PD!

Sofrat e iftareve janë tipar dallues i muajit te Ramazanit. Besimtaret myslimane, përjetojnë në shoqërinë e njëri- tjetrit momente të veçanta.

Iftari i radhës, i shtruar nga shoqata “Istanbul”, ka sjelle edhe një moment te veçantë. Pavarësisht se fushate elektorale, dy rivalet për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Benet Beci, kane shtrënguar duart.

Këtë moment të veçantë, e ka evidentuar në një publikim ne rrjetet sociale vete Benet Beci, duke shoqëruar fotot me një koment te shkurtër.

“Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K “Instambul”, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci ne postimin e tij.


Video