Miratohen në Kuvend dekretet e ministrave të rinj, opozita kërkoi debat

11 September 2023, 14:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Miratohen në Kuvend dekretet e ministrave të rinj, opozita kërkoi

Kuvendi ka votuar dekretet e presidentit për kabinetin e ri qeveritar. Deputetët e opozitës kërkuan debat për dekretet, por kjo nuk u pranua.

Votimet në Kuvend

Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor

Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë

Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm

Emërohet 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi

Emërohet 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë

Shkarkohet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me 95 vota pro dhe 1 kundër

Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro

Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër

Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro

Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër

Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër

Ervin Mete shkarkohet si anëtar dhe drejtor i AMF me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër

Delina Ibrahimaj nuk eshte emëruar dhe as shkarkuar!


Video