"Gërdeci", Mediu: SPAK duhet të kishte tjetër nivel hetimi, ka marrë dosjen e 2009 pa i hequr asnjë presje

9 September 2023, 23:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Gërdeci", Mediu: SPAK duhet të kishte tjetër nivel

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do të ketë një gjyq të zakonshëm në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Gërdeci”. Me kërkesë të tij, gjykata shfuqizoi dje vendimin për gjyq të shkurtuar, ndërsa u përball me kërkesën e ish-ministrit për pyetjen e 90 dëshmitarëve. Mes tyre, ishin ish-zyrtarë të lartë të SHBA, Gjermanisë e Italisë, gjeneralë të NATO, si edhe ish-ministra shqiptarë.

I ftuar sot në emisionin Breaking në Top News, Mediu foli pikërisht për këtë çështje, pasi moderatorja e pyeti për përgjigjen e SPAK në lidhje me kërkesën e tij për të marrë në pyetje 90 dëshmitarët si dhe për heqjen dorën nga gjykimi i shkurtuar.

“Atëherë ne kemi deklaruar qartësisht se kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar për faktin sepse kemi dashur të gjykohet në themel çështja e parashkrimit, si një e drejte, e nënshkruar në kodin penal dhe e shkelur në mënyrë flagrante nga ana e SPAK-ut. Dhe për sa kohë nuk u konsiderua dhe u tha që do të shqyrtohet në fund të çështjes gjyqësore me krejt pa kuptim dhe duke qenë si jo normale. O ka ose s’ka proces gjyqësor dhe prandaj kërkuam që të kemi proces normal për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Dhe ajo që është e haitshme është qëndrimi edhe i palës së familjarëve.

Duket se janë më të interesuar për një proces të shpejt se sa për të vërtetën.

Kjo është 1 situatë që duket qartësisht e nxitur politikisht s'ka asnjë lloj qëllimi për t’i shkuar të vërtetës deri në fund.

Spak nuk ka bërë hetim, Spaku ka marrë dosjen e vitit 2009  dhe ka përcjellë në gjykatë pa ndryshuar asnjë presje nga vendimi i atyre prokurorëve, ku një pjesë e tyre nuk janë më në funksion në prokurorinë e përgjithshme apo prokuroritë e tjera, për shkak të procesit të vetingut.

Pra, kjo është një situatë tërësisht absurde, sepse mendoj që SPAK- do kishte një nivel tjetër kualiteti për të analizuar çështjet, qoftë edhe në veprimin e tyre të kundraligjshëm, që për mendimin tim nuk e ka bërë", tha Mediu.


Video