Parlamenti voton nesër emërimin e ministrave të rinj

10 September 2023, 16:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parlamenti voton nesër emërimin e ministrave të rinj
Kuvendi i Shqipërisë


Parlamenti pritet të votojë nesër emërimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar Rama 3, pas dekretimit të shkarkimeve dhe emërimeve nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në Kabinet.

Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Delina Ibrahimaj si Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Sportit. Igli Hasanin ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Mete ministër për Ekonominë dhe Financat, Anila Denaj ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Arbian Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor.


Video