Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS në Rubik për shkak të Ndrec Dedës. Tushaj me anë të një statusi akuzon kryebashkiakun aktual se bën fushatë me njerëz me precedent penal.
Ish-kreu i PS në Rubik tregon se Ndrec Dedaj nuk vjen në zyrë përveçse në kohë fushate me kohë të plotë.
Një një postim në “Facebook”, Tushaj shprehet se arsyeja e parë dhe kryesore që dha dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës, që sipas tij e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme.
Postimi i Pal Tushaj:
Të nderuar miq . Ju bëj me dije se kamë dhënë dorheqjen nga pozicioni i kryetarit të partis socialiste të njësise vendore Rrubik. Arsyja e pare dhe kryesore që dhashë dorheqjen është rikandidimi i ndrec Dedës .disa arsyet e tjera jane:
1- zoti ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me koh të pjesëshme ,2 herë në javë me nga 2 orë .Vetem kur ka fushate vjen me koh të plotë .
2 - Nuk përfill strukturat e PS
3- Bën fushat me njerz me precedent penal
Bën emrime klienteliste pa marr parasysh fare partine.Prioritet kryesor që të jesh ne administratën e zotit nrec është të kesh dy emra dhe të keshë qënë të paktën një her në burg

4 -Të keshë nivel të cunguar arsimor si nreca
Të mos mbajshë mend shokët e klasës
5 - Të qeshësh sa her fol nreca
Kam dhe shum arsye të tjera që do ti them në statuset tjera.