Takimi “kokë më kokë” me Blinken, Rama tregon çfarë u diskutua

15 February 2022, 20:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Takimi “kokë më kokë” me Blinken, Rama tregon

Pas takimit 45 minutësh “kokë më kokë” me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka treguar çështjet kryesore që u diskutuan.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, diskutuam për rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri. Në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s".

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht në rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Është një proces kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë. Për Ukrainën nuk është një çështje e Shqipërisë por e gjithë botës, e OKB-së… Ne në këtë proces do të kemi krah SHBA-së dhe vendimmarrja do të jetë e SHBA-së. Ministria për Evropën dhe Punët e jashtë ka marrë masat për shqiptarët në Ukrainë, kemi disa qytetar shqiptare që kanë pjesë e misionit të OSBE-së dhe vazhdojnë të jenë atje.”


Video