Sondazhi: PS shumicë e theksuar në Elbasan, Gledjan Llatja merr sërish fitoren

19 April 2023, 23:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sondazhi: PS shumicë e theksuar në Elbasan, Gledjan Llatja merr
Luçiano Boçi dhe Gledjan Llatja

Nëse zgjedhjet për bashkinë e Elbasanit do të mbaheshin sot, kryetari aktual Gledjan Llatja do të merrte sërish fitoren. Kandidati i PS është në garë për bashkinë e Elbasanit vetëm me Luçiano Boçin, kandidatin e koalicionit Berisha-Meta. 

Nga sondazhi i institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e të pyeturve thonë se do të votonin për Gledjan Llatja, ndërsa 36-40% do të votonin për Luçiano Boçin. Një përqindje jo e vogël që mund të çonte në një rezultat të ngushtë mes kandidatëve, 9-13% e të pyeturve nuk mbështesin asnjë prej kandidatëve.

PS shumicë e theksuar në Elbasan, thuajse në kuotat e 2021

Nëse zgjedhjet e 14 majit do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të merrte fitoren në bashkinë e Elbasanit, me shumicë të theksuar si forcë politike.

Në sondazhin e institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, rezulton se 50-54% e të pyeturve do të votonin për PS dhe 33-36% do të votonin për koalicionin Berisha-Meta.

Për të bërë një krahasim me vitin 2021, PS konfirmohet si forcë fituese në Elbasan ku sipas sondazhit është rritur përqindja e personave që kanë besim tek socialistët.

Rënie të ndjeshme pëson PD, votat e të cilëve duket se do i shkojnë koalicionit Berisha-Meta. Nga 40.5% që kishte PD në vitin 2021, sipas të pyeturve nga sondazhi Piepoli, në zgjedhjet e 14 majit do ta votojnë vetëm 7-11% e qytetarëve të Elbasanit.



Video