Sondazhi: Çfarë mendojnë shqiptarët për presidentin Ilir Meta?

28 April 2022, 22:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Sondazhi: Çfarë mendojnë shqiptarët për presidentin
Ilir Meta

 

Ilir Meta nuk merr ndonjë vlerësim të mirë në mandatin e tij si president nga qytetarët shqiptarë. Barometri i publikuar në Euronews Albania tregon se 73% e të pyeturve e vlerësojnë negativisht punën e tij në këto 5 vjet.

Po ashtu Meta vlerësohet negativisht edhe për qëndrimin e tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese nga rreth 66% e qytetarëve. Vlerësim negative marrin edhe qëndrimet e tij për Teatrin Kombëtar (64,4%), ndaj ambasadës amerikane (73%) dhe zgjedhjet lokale të 2019-ës (75%).

Sondazhi: Çfarë mendojnë shqiptarët për presidentin

Negativ e shohin shqiptarët qëndrimin e Metës edhe ndaj opozitës (68,3%) dhe mazhorancës (73,9%). Vetëm një në dhjetë shqiptarë e shohin pozitiv qëndrimin e Ilir Metës lidhur me Teatrin Kombëtar (11,3%) opozitën (11,4%) dhe mazhorancën (9,2%).

Sondazhi: Çfarë mendojnë shqiptarët për presidentin

Gjetjet janë të anketës së barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Prill – 5 mars me 1000 intervista ballë për ballë.



Video