Si shkoi samiti i Fierit? Braçe nxjerr foton e deputetit të PD-së me 'kartelin' e grumbulluesve (Video)

14 July 2022, 12:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si shkoi samiti i Fierit? Braçe nxjerr foton e deputetit të
Erion Braçe

Erjon Braçe ka akuzuar me foto për abuzimet me çmimet. Nga foltorja ai nxori një foto të tre grumbulluesve në zonën e Divjakës të cilët sipas tij janë mbledhur ditën e djeshme në një kafe për të ulur çmimin e shalqirit duke përfituar në kurriz të bujqve.

'Ku e kam atë deputetin e Fierit, atë të PD-së, ku ishe dje? Si shkoi samiti i Fierit dje me Donin, me Ramirin dhe me Tomato.al, do ta çojnë çmimin e shalqirit 4 lekë apo s’do ta çojnë? Këta janë ministre, këta që ju mendoni se po bëjnë bujqësi në këtë vend dhe ndihmojnë bujqit, këta po ndjekin politikën. Ajo që ndodh me çmimin e shalqirit këtë vit është tërësisht politike. Ja ku i keni të tre, shkojini dhe pyetini. Ku kanë ngrënë dhe ku kanë pirë dje. Jo i madhi fare i Donit, se ai është duke ngrënë peshk në Lushnjë',- tha Braçe

Ai ironizoi edhe ministren e Bujqësisë, duke thënë se shalqiri në zonën e Lushnjës dhe Divjakës nuk shitet përmes inovacionit digjital. 

“Karteli i grumbulluesve nga këtu deri në Kosovë po u bën gjëmën buqëve. Po mor po, e kemi bërë ne, por do të duhet të rregullojmë kontratat me ta. Me gjithë përmirësimet digjitale që ju promovuat, nuk shitet shalqiri ministre me telefon”, tha Braçe.

 


Video