A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kryeministri Edi Rama po inspekton nga afër kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Kreu i qeverisë shqiptare po sheh nga afër bashkë me ish-presidentin e Kosovës dhe biznesmenin e njohur, Behgjet Pacolli si dhe ministren e Infrastrukturës, Beldina Balluku. Sipas kësaj të fundit, ky aeroport do të ketë pistën më të madhe ajrore në vend.
“Sot në aeroportin e Rinasit kemi 58 fluturime në ditë. E kemi sqaruar dhe psikologjinë e këtij aeroportin, ku do të kemi edhe bizneset për mirëmbajtjen e avionit këtu, apo dhe plane të tjera që kemi për këtë zonë”, tha Balluku.
Rama: A nuk e bëni dot më shpejt?
Balluku: Më shpejt nuk e bën dot, por në prill të 2024-ës. Janë të gjitha pjesë e pistës.