Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca publikoi sot një urdhër në lidhje me ruatjen e niveleve të kapjes së peshkut krap. Krifca tha se tani është periudha e shumimit të krapit nëpër liqene dhe nuk duhet gjuajtur pasi kjo dëmton këtë lloj peshku.
Ministrja tha se ky urdhër vjen pas një vendimi të Këshillit të Ministrave për të vënë kuota për peshkimin në liqene dhe dete me qëllim ruajtjen e balancës për prezencën e peshkut në ujërat shqiptare.
“Kriza që ne po jetojmë ka prekur ndër shumë sektor, edhe bujqësinë. Ne jemi përballë rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore ku pjesa e blegtorisë dhe bujqësisë ka pasur problemet, por qeveria shqiptare i është gjendur këtë herë fermerëve, me skemën e rimbursimit të naftës. Kemi 7300 fermerë kemi që kanë aplikuar, rreth 3 mijë dhe kanë marrë kartat e fermerit. Jemi të varur nga çmimet ndërkombëtare për imputet. Gruri ka nevojë për ujitje dhe kemi bërë investime në ujitje dhe kullim. Ne aktualisht plotësojmë 90% të nevojave të vendit për qumësht. Kjo shifër nuk thuhet asnjëherë. Sot është e nevojshme që këtë krizë ta përballojmë sëbashku. Ajo që kemi në terren, me strukturat tona, është që të jemi të kujdesshëm që të shikojmë parashikimin e mbjelljeve”, tha Krifca.