S'do i bashkohen protestës, nis peticionin për heqjen e mandatit të Alibeajt, Bardhit dhe Xhaferajt

30 June 2022, 19:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
S'do i bashkohen protestës, nis peticionin për heqjen e mandatit
Alibeaj, Bardhi dhe Xhaferaj

Deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ferdinand Xhaferaj konfirmuan sot se nuk do t'i bashkohen protestës së 7 Korrikut para Kryeministrisë, e cila është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mirëpo, duket se këtë vendim të tyre nuk e kanë pritur mirë një pjesë e demokratëve pro Berishës. Së fundmi, në rrjet po qarkulon një peticion ku kërkohet t'iu hiqet mandati tre deputetëve.

Peticioni është nisur nga një ndër protestuesit më aktiv të "5 Majit", gazetari Bledar Marku me arsyen se Alibeaj, Bardhi dhe Xhaferaj nuk po mbushin pritshmëritë e popullit demokrat, por sipas tij, ata po bashkëpunojnë ngushtë me kryeministrin Edi Rama.

"Deputetët e dalë nga lista e PD Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeja dhe Ferdinand Xhaferraj nuk po përmbushin pritshmëritë e popullit Demokrat, por po bashkëpunojne ngushtë me Edi Ramën...

E braktisën popullin e djathtë

E dhunuan më 8 Janar

Po e pengojnë PD-në në rrugëtimin e saj për largimin e Edi Ramës me çështje gjyqësore

Nuk kanë asnjë pikë kontakti me të djathtën shqiptare, shohin veç aferat e tyre personale." shkruhet në peticionin e nisur këtë të enjte. 

S'do i bashkohen protestës, nis peticionin për heqjen e mandatit


Video