“Është tmerr ajo që..", Braçe ironizon Ramën: Apo do thoni që Erioni e ka numëruar gabim si lopët?

30 June 2022, 12:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Është tmerr ajo që..", Braçe ironizon

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe kritikoi sot sërish qeverinë për politikat e saj ndaj Bujqësisë teksa tha se megjithëse rritja ekonomike është rreth 6% në këtë sektor është vetëm 0.01%.

Duke folur në Kuvend për aktin normative për kompensimin e kompanive të ndërtimit që kanë marrë tendera publikë, ai u shpreh se karteli i grumbulluesve në Bujqësi po cakton çmimet për bujqit duke ua marrë produktet me çmime shumë të ulëta.

"Po për punëtorët do paguajmë më shtrenjtë apo do paguajmë me rrogat e 2020. Kosto për sipërmarrësit është rroga e punëtorit që e gjen apo nuk e gjen. Sa paguajmë para për tuba, po punëtorinë do e paguajmë? Po konkurrohemi fort dhe rëndë nga tregje të pasura si Italia dhe gjermania. Për fat të keq politikat e tyre janë një hap para nesh.

5.97% rritja ekonomike, një lajm i mirë. E dini sa ishte Bujqësia, 0.01% plus. Çfarë do thoni që i ka numëruar gabim Erioni, që nuk janë aq lopët se i ka numëruar ai gabim e i fryn ai? Është sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare që nuk përfiton asgjë," tha Erion Braçe.


Video