Deklarata e fortë e Berishës: Taulant Balla do të shpallet shumë shpejt në kërkim, 6 padi do bëhen ndaj tij

30 June 2022, 16:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deklarata e fortë e Berishës: Taulant Balla do të shpallet
Sali Berisha, Taulant Balla

"Taulant Balla do të dalë shumë shpejt në kërkim". Kështu ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha për kreun e grupit parlamentar socialist.

Berusha tha se ndaj Ballës do të bëhen 6 padi, tre civile dhe tre penale. Më herët Berisha ka thënë se Balla ka shumë telefonata me Sharrën, të cilin e quan një prej anëtarëve të bandës së Elbasanit.

“Ky "Gentian Sharra" këtu ka deklaruar se Berisha ka tokë në Tiranë, tokë në Dhërmi, tokë në Lalz. Ju informoj se ai do ketë 6 padi, tre civile, tre penale dhe garantoj se shumë shpejt do dalë dhe ai në kërkim si Gentian Sharra i tij”, tha Berisha


Video