Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar fjalën në Kuvend për të deklaruar se është arritur dakordësia politike mes palëve, duke shtuar se Konferenca e Parë Ndërqeveritare do të mbahet javën që vjen.
Balla deklaroi se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare të BE-së.
"Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë ndërqeverisë mes Shqipërisë dhe BE. Është një moment i rëndësishëm, kjo pas komunikimeve të disa orësh të parlamenteve anëtare. Sapo është larguar edhe ambasadori i Çekisë me të cilin pata mundësinë të zhvilloj një komunikim. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt", tha Balla.