Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga foltorja e Kuvendit se drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza" Albana Fico ka porositur miliona euro për mobilimin e zyrës.
Berisha ka deklaruar se Alban Fico ka porositur ndër të tjera edhe krevat dopio për zyrën. Gjithashtu, ish-kryeministri u tregua i ashpër me qeverinë edhe për sai përket trajtimit që po ju bën fermerëve.
“Përdorni firmat tuaja. Vjen dekreti këtu. Po s’vjen dekreti për atë që s’kanë me se të blejnë qumështin, për fermerin, që po falimenton. Se ke qene dhe e Bujqësisë (I drejtohet Ikonomi). E a di se lopët, dhitë, kërerët, janë më pak sot, 7 e 700 mijë krerë. Sipas statistikës. Rri tani mos i dil zot. Ai po ju përpin dhe ju me vjedhjet e tij. Mos i dilni zot atij. Gadafi, Gadaf mbetet, se përmirësonte dot imazhin. Si mund të sillni një dekret të tillë?! Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjitëh në protestë. Ti ndalim revanshin e vjedhjeve të këtij grupi që s’ka as moral që vjedh në çdo stinë, në çdo kohë, në erërrirë dhe dritë. S’ka të ndalur! Si ka mundësi që të bini dekretin këtu? E morët vesh drejtoreshën e përgjithshme të Spitalit, gjysmë kunatë e ministrit të Rendit, që na porosit miliona euro për zyrën dhe shtrat dopio. Dhomë gjumi është zyra? Ca është kjo që bëni? Si ka mundësi? A vini nga zona bujqësore të vendit? A e kuptoni se ça po bëhet me fermerët shqiptarë sot? Po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit." deklaroi Berisha.