“Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë”/ Balla MESAZH Berishës!

22 December 2025, 20:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë”/ Balla MESAZH

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve në protestën e opozitës ku protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla i kujton Berishës se nuk e djeg dot Shqipërinë.

 “Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, shkruan Balla krahas fotove me molotov nga protesta e opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protesta e sotme e opozitës u përshkallëzua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit demokrat Sali Berisha, ku u hodhën molotov drejt kryeministrisë.

Pas kësaj protestuesit u shpërndanë te selia e PS-së dhe parlamenti.



Video