Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

21 September 2026, 10:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën 'detyrim

Kryedemkrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë.

Berisha ka përshëndetur edhe mbështetësit e tij të mbledhur jashtë godinës së SPAK-ut, ku të pranishëm janë dhe figura të Partisë Demokratike.

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.


Video