Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Todd Robinson ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me kryeministrin Edi Rama.
Ambasada e SHBA në Tiranë, duke njoftuar mbi takimin e Robinson me Ramës, thotë se diskutimet mes tyre u fokusuan në rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi.
“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Robinson zhvilloi një takim me krerët e BKH dhe SPAK, Aida Hajnaj dhe Altin Dumani, të cilëve u shprehu mbështetjen e plotë të SHBA.
Assistant Secretary Todd Robinson met with Prime Minister Edi Rama to highlight the strong cooperation between the United States and Albania and discussed the critical importance of enhancing the rule of law, the importance of judicial independence, and advancing justice reform.… pic.twitter.com/yOoJybXXHU
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 19, 2024