
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka hapur aplikimet për kandidatët që duan të garojnë për kryetar të kësaj force politike.
Vendimi është firmosur nga kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, si dhe nga anëtarët Enno Bozdo, Edith Harxhi, Ervin Minarolli dhe Keltis Kruja.
Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të zhvillohen më 22 Maj sipas vendimit të marrë në Kuvendin e 30 Prillit. Afati i paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PD është deri të shtunën e 7 Majit.
Kandidatë që aplikojnë duhet të paraqesin dokumentet si:
1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;
2. Curriculum Vitae;
3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.
Deri më tani, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të garojë për kryetar të PD-së, ndërkohë që dy emrat e tjerë që përfliten janë dhe ai i Edvin Kullurit dhe Fatbardh Kadillit.
