
Preisdenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë mesditën e kësaj të marte, ku foli mbi krimet makabre të ushtrisë ruse mbi civilët.
Ligjvënësit shqiptar e duartrokitën Zelenskyn përpara se ai të merrte fjalën dhe në fund të saj, teksa gjatë momentit që presidenti ukrainas fliste për tmerret që po përjeton popullsia e tij, qëndrimet e deputetëve ishin të ndryshme.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, pjesa më e madhe e deputetëve janë me lot në sy, teksa deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi mbante duart në formë lutje. Nga fotot vihet re gjithashtu se ministrja Edona Bilali duket se nuk ka qenë shumë e interesuar për fjalimin e Zelenskyt, pasi shihet duke u marrë me telefon gjatë kohës që fliste presidenti ukrainas.
Në Kuvend ishte edhe ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov me bashkëshorten e tij, të cilët ndoqën me vëmendje fjalën e Presidentit të tyre.









