Rama mbledh nesër Kryesinë e PS, çfarë do të diskutojnë

3 May 2022, 13:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS, çfarë do të
Edi Rama

Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë pasditen e të mërkurës. Në fokus të diskutimeve do të jetë Asambleja e PS-së që do të mbahet më 7 Maj në orën 10:00. 

Ky organ i PS do të mblidhet për zbatimin e vendimeve që u morën në Kongresin e socialistëve të 9 prillit. Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të PS-së, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.

Nesër do të mblidhet gjithashtu dhe Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për të diskutuar për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.


Video