'Të dëbohet ambasadori rus'/ Balla i përgjigjet Berishës: Saliu mbush tullumbace

3 May 2022, 14:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Të dëbohet ambasadori rus'/ Balla i përgjigjet
Balla dhe Berisha

'Një tullumbace populiste e një politikani që i ka mbaruar koha' Kështu e ka konsideruar kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaroi se shteti shqiptar duhet të dëbojë ambasadorin rus.

Në prononcimin për mediat, pas fjalimit të presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, Balla tha se propozimet e politikanëve që e kanë mbyllur kapitullin nuk kanë asnjë vlerë. Kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi se pozicioni i Shqipërisë ka qenë i qartë dhe nëse dëmtohet agresori do të merren masa dhe për mbylljen e kufijve për turistët rusë.

‘Kuvendi kishte një seancës, që ishte e qartë dhe pozicioni i Shqipërisë i shprehur nga Rama Në kemi ofruar mbështetje qoftë në aspektin e prezencës së Shqipërisë në OKB dhe si anëtare e NATO-së. Nuk besoj se është momenti që këtu në Shqipëri politikanë të caktuar që e kanë mbyllur kapitullin të vijnë me propozime që nuk kanë asnjë vlerë. Agresioni i pajustifkueshëm rus në Ukrainë e ka bërë botën më të bashkuar kundër Rusisë. Do ju kërkoja që të merremi me gjëra serioze dhe jo me tullumbace populiste të një politikani që i ka mbaruar koha. Për mua nuk ekziston Berisha. Rusia një agresor kundër Ukrainës, dhe të gjitha masat janë marrë në favor të sanksioneve kundër Rusisë. Nëse kjo do të dëmtojë agresorin, turistët ruse, do të marrim masa. Por ne nuk komentojmë dhe tu japim vlerë tullumbaceve që lëshon Sali Berisha. Në pamundësi për tu bërë relevant, Saliu mbush tullumbace dhe i lëshon.’ - tha Balla.


Video