Rama: Tiranën moderne e bëra unë dhe Erion Veliaj

20 February 2025, 17:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Tiranën moderne e bëra unë dhe Erion Veliaj
Edi Rama

Nga sheshi “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama tha se pa të dhe Erion Veliajn, Tirana nuk do të ishte sot pikë turistike përgjatë 12 muajve të vitit e as s’do kishte njohur kurrë këtë transformim historik.

“Uroj dhe dua të besoj akoma se përtej asaj çfarë mendojnë në përfaqësinë e tij, atij do t’i jepet e drejta elementare të një gjyqi dinjitoz. Përtej kësaj çështjes specifike që është e drejtësisë, jo e jona, askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie tjetër e kënetës nuk e mbulon dot me shoshën e llumit diellin e tranformimit kolosal e historik të Tiranës sonë.

Ku pa mua që e nxora nga koma, e pastrova nga llumi dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pakursyer të popullit të Tiranës dhe pa lali Erin që e bëri të vrapojë dhe të kthehet në destinacion turistik gjithëvjetor, ky qytet s’do ishte kurrë vendi ku sot shëtisin si europianë që të gjithë. Gjithologë, prokurorë, analistë, gazetarë, opozitarë e duke i çuar fëmijët nëpër shkolla që s’u lënë mangët shkollave të BE-së, apo duke shëtitur nëpër parqe dhe duke dalë për vrap nga liqeni, në një park si parqet në Europë. Këneta thotë se Tiranën moderne e bëri koha, por dëmet dhe përmbytjet i bën bashkia. Tiranën moderne nuk e bëri koha, e bëmë ne!”, deklaroi Rama.

 

 


Video