Arrestimi i Veliajt / Nis manifestimi i Bashkisë Tiranë te sheshi “Skënderbej”, i pranishëm edhe Rama

20 February 2025, 16:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i Veliajt / Nis manifestimi i Bashkisë Tiranë te sheshi
Edi Rama në manifestimin e Bashkisë Tiranë

Ka nisur te sheshi “Skënderbej” në qendër të Tiranës një manifestim i madh me pjesëmarrjen e të gjithë stafit të Bashkisë së kryeqytetit si dhe zyrtarëve qeveritarë.

Në këtë manifestim që vjen pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Gati 6 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës po marrin pjesë, teksa në një ekran të vendosur aty, po fshiqen pamjet e një mini-dokumentari për punët që Bashkia ka bërë në Tiranë.

Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalën e tij, ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës.


Video