Qëndresa Qytetare kërkesë KQZ që të ndalojë takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë

20 February 2025, 14:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qëndresa Qytetare kërkesë KQZ që të ndalojë

Qëndresa Qytetare i kërkoi sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kreut të saj Ilirjan Celibashi ndalimin e takimit të Kryeministrit me punonjësit e Bashkisë Tiranë.

Sipas Qëndresës Qytetare ky aktivitet, që prezantohet si një veprimtari me karakter publik, që organizohet nga Kryeministri dhe që zhvillohet në periudhën katër mujore të parashikuar nga Kodi Zgjedhor, është e hapur për mediat dhe publikun, pra punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj, ajo përfshihet në
kuptimin e “veprimtarive publike”.

Për rrjedhojë, kjo veprimtari duhet të ishte raportuar sipas Qëndresës Qytetare nga ana e Kryeministrisë, në përputhje me nenin 92, të Kodit Zgjedhor, gjë e cila nuk është bërë.


Video