Vjosa Osmani nderon Gerti Bogdanin me medaljen më të lartë të Kosovës

19 February 2025, 20:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vjosa Osmani nderon Gerti Bogdanin me medaljen më të lartë
Vjosa Osmani me familjen e Gertit Bodanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani organizoi të martën e 18 shkurtit me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë, ceremoninë e dekorimeve presidenciale të meritave.

Gjatë ceremonisë, Presidentja Vjosa Osmani nderoi Gerti Bogdanin me "Urdhërin Dr. Ibrahim Rugova" për kontributet e spikatura në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si edhe avancimin e paqes dhe demokracisë në Kosovë dhe rajon.

Kjo është dekorata më e lartë që akordon shteti i Kosovës.

Vjosa Osmani nderon Gerti Bogdanin me medaljen më të lartë
Vjosa Osmani me familjen e Gertit Bodanit

Presidentja Osmani i paraqiti dekoratën familjes Bogdani, ku ishin të pranishëm ndër të tjerë të dy brezat - prindërit që rritën dhe mëkuan Gerti Bogdanin dhe fëmijët e tij, pinjollët më të rinj Ajra & Reinart Bogdani.

Gert Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike ndërroi jetë më 18 shtator të vitit të kaluar në moshën 45-vjeçare prej një arresti kardiak.

Gert Bogdani ishte angazhuar qysh i ri në jetën politike të vendit, për disa vite ishte drejtues i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, si dhe një nga deputetët më të rinj në Kuvend.


Video