
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambientet e “Vilës 30”, ku ka mbledhur disa nga ministrat dhe drejtues të rëndësishëm të institucioneve të sigurisë.
Në takim kanë qenë të pranishëm ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, ministri i Drejtësisë Toni Gogu dhe ministri Ervin Demo. Gjithashtu, pjesë e mbledhjes ka qenë edhe drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, si dhe drejtori i “Illyrian Guard”, Florenc Spaho.
Në tryezë kanë marrë pjesë edhe tre zëvendësministrat e Brendshëm: Xhemal Qefalia, Silva Caka dhe Anisa Ruseti.
Sipas informacioneve paraprake, i pari që ka mbërritur në takim ka qenë ministri i Brendshëm Lamallari, i cili ka zhvilluar fillimisht një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama. Ky takim ka nisur rreth orës 09:00 dhe ka zgjatur mbi një orë e gjysmë.
Më pas, në “Vilën 30” është parë të hyjë edhe ministri i Drejtësisë Gogu, duke shtuar interesin mbi temat që mund të jenë diskutuar në këtë mbledhje.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi agjendën e takimit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai lidhet me zhvillimet e fundit politike në vend apo bëhet fjalë për një mbledhje rutinë