Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fjalimin që mbajti në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku kërkoi njohje të Kosovës nga pesë shtete europiane.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama me ironi thotë se si flet “një tradhtar i vërtetë i Kosovës”.
Ai thekson me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore të gjithë atyre që prej Kosove e shajnë me nënë dhe babë, duke e konsideruar “vëllain e Vuçiçit”.
“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si “vëllaun e Vuçiçit”, shkruan ai.