Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu i Fierit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se dënimin e tij e cilëson medalje në karrierën e tij politike.
Salianji shkruan se nuk ka diktaturë që nuk mposhtet.
“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet. Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”, ka shkruar Salianji.
Salianji u vetëdorëzua pasditen e kësaj të premteje pranë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku dhe deklaroi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm dhe se betejën për të vërtetën do ta bëjë nga burgu.
“Është një betejë që nuk përfundon. Sakrifica pa diskutim që nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. E di që shumë prej miqve kanë vuajtur represionin e qeverisë”, tha deputeti para policisë.
Më pas, policia e transferoi në burgun e Fierit.