Kryeministri Edi Rama në konferencën për gazetarët u pyet mbi hetimet për inceneratorin e Tiranës
Ai tha se është kryeministri dhe jo llogaritar dhe mbi të gjitha i vjen për të qeshur nga “kalkolatriçet popullore për miliona euro”
“E para e punës unë nuk jam llogaritar. Jam kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës. Gjykata është ajo që vendos. Përgjithësisht unë edhe pa SPAK fare që këto lojëra me shifra dhe kalkolatricet popullore t’i shoh me skepticizëm. Nuk është pyetje fare për mua.
Në fund ka një gjykatë që vendos në të tre shkallët e saj dhe në fund mund të bëjmë diskutime në fushën teorike çfarë ndodhi. Nuk dua të bëj komente se kam parë çudira që të bëjnë për të qeshur dhe të qarë për këto kalkolatrice popullore dhe folklorike”, tha Rama.