Çfarë i tha Mitsotakis Ramës? Biseda e shkurtër, por e tensionuar mes dy Kryeministrave

14 December 2023, 11:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë i tha Mitsotakis Ramës? Biseda e shkurtër, por e
Mitsotakis dhe Rama

Edi Rama dhe Kiriakos Mitsotakis, të paktën zyrtarisht nuk patën një takim kokë më kokë gjatë punimeve të samitit të liderëve të Bashkimit Europian me ata të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Megjithatë, nuk e shmangën dot njëri-tjetrin në hollet e godinës së Këshillit Europian.

Siç shihet edhe në këtë video është Kryeministri grek që bën hapin e parë. Ai i afrohet Ramës dhe me gishtin tregues i flet në anglisht.

Sipas mediave greke, ky ka qenë momenti kur Mitsotakis ja ka bërë të qartë Ramës se pa u betuar Beleri, Athina nuk ka ndërmend që të heqë veton për hapjen e kapitullit të parë të negociatave të anëtarësimit.

Në këtë pjesë, mediat greke konfirmohen tërthorazi nga reagimi i Edi Ramës, që ngre supet përballë homologut grek. Ndërkohë, burime të Vox News nga Kryeministria pohojnë se gjatë të gjithë bisedës me Mitsotakis, Edi Rama i ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Shqipërisë se çështja Beleri është një çështje e drejtësisë.

Biseda e shkurtër, por e tensionuar mes dy kryeministrave është mbajtur gjatë daljes së liderave të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor për foton familjare. Në momentin që udhëheqësit po pozicionoheshin për shkrepjen zyrtare të aparatit fotografik dhe në sfond po luhej himni i BE, Edi Rama mori rolin e dirigjentit para tyre.

Siç shihet nga këto pamje, gjesti rregulloi humorin e udhëheqësve të BE-së, mes të cilëve edhe të Macron, por a do të mjaftojë për të tejkaluar veton greke dhe për të çelur kapitujt e negociatave?

***

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video