Shikoni si ‘kërcen’ Rama para Macron pasi pritet refuzimi i integrimit të Shqipërisë (VIDEO)

13 December 2023, 23:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shikoni si ‘kërcen’ Rama para Macron pasi pritet refuzimi i
Rama duke bere dirigjentin

Përpara fotos familjare të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një shoë përpara Macron dhe liderëve të tjerë duke bërë rolin e dirigjentit, ndërsa luhej himni i BE-së.

“Kërcimi” i Ramës vjen pas pritet bllokimi i integrimit të Shqipërisë nga Athina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Bruksel një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, për herë të parë që nga nisja e “betejës” së deklaratave në distancë.

Por edhe përballja sy më sy nuk e shkriu barrierën e akullt, e cila ndan Tiranën nga Athina, që pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë dy ditë para zgjedhjeve.

Sipas mediave greke, Mitsotakis e ka bërë të qartë para Ramës dhe liderëve të BE-së se Greqia do të vendosë veton për të bllokuar fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk ka një lëvizje të qartë që lejon Belerin të betohet si kryebashkiak.

 


Video