Varhelyi takon Ramën në Bruksel: Jemi gati të hapim negociatat për anëtarësim

13 December 2023, 18:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Varhelyi takon Ramën në Bruksel: Jemi gati të hapim negociatat
Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Oliver Varhelyi

Komisioneri i Zgjerimi për BE-në, Oliver Varhelyi është takuar në Bruksel me kryeministrin Edi Rama i cili ndodhet aty në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Varhelyi thotë se BE është gati të hapë negociatat me Shqipërinë, për kapitujt e parë në kuadër të një Konference Ndërqeveritare këtë vit.

“Në margjinat e Samitit BE-BP u diskutua hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së me Kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa përfunduam ushtrimin e “screening”, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat - Grupi 1 - në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkruan Varhelyi në rrjetet sociale.


Video