FOTO/ Barrikadë “trup më trup”, deputetet e PD i zënë rrugën Spiropalit, s'e lënë të futet në Kuvend!

14 December 2023, 11:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Barrikadë “trup më trup”, deputetet e PD i
Ina Zhupa/ Elda Hoti/ Elisa Spiropali/ Etjen Xhafaj

Bllokimi i derës së Kuvendit nga Garda e Republikës dhe konfrontimi fizik me deputetët demokratë, bëri që edhe disa socialistë, përfshi edhe ministra të kishin vështirësi për t'u futur sot në seancë parlamentare.

Fotot e fiksuara nga agjencia LSA tregojnë momentet kur ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti socialist, Etjen Xhafajn tentuan të futen në Parlament nga dera anësore që përdoret zakonisht për gazetarët.

Por aty janë përballur me dy deputetët demokratë, Ina Zhupa dhe Elda Hoti që nuk i kanë lejuar të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Kjo ka bërë që socialistët të gjejnë zgjidhje alternative duke iu bashkuar pas disa minutash kolegëve të tyre që prisnin të votonin projektligjet e rendit të ditës.


Video