
Ish- kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në Shqipëri politikanët luftojnë se kush është më popullor e kush merr më shumë klikime.
Komentet Basha i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë në Tiranë, ku tha se politikanët sillen si yje Hollivudi, në një kohë që nuk janë të tillë, pasi sipas tij, ata janë votuar për të punuar dhe për t’i shërbyer njerëzve.
Ai shtoi se sistemi aktual politik në shqipëri, e shkëput lidhjen e deputetit me qytetarët dhe këmbënguli se ndyshimi i sistemit është i domosdoshëm.
"Përshembull e ngrite në Parlament çështjen e pensioneve që janë të pamjaftueshme as për të blerë gjysmat e ilaçeve. Debati është zëvendësuar në mënyrën më tinëzare me lloj lloj trukesh.
Çfarë ka bërë kjo qeveri për rininë këtë javë? Meqë është edhe java e parë e provimeve të maturës. Rama puthi Melonin po nuk rriti pensionin. Ne nuk jemi kundër që dy kryeministrat të jenë miq, por çfarë ka këtu për njerëzit?
Çfarë janë politikanët? Yje Hollivudi janë që të sillen si të tillë? Politikanët nuk votohen se kush është më popullor, por për të bërë punë. Këtu preokupimi kryesor është sesa klikime, mblidhet qeveria dhe shikon se kush ka më shumë klikime”, u shpreh Basha.