Rama publikon foton me Macron dhe bën batutë me presidentin francez

7 October 2022, 13:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama publikon foton me Macron dhe bën batutë me presidentin francez
Foto e publikuar nga Rama

Që prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama, ndodhet në Pragë për samitin e 44 udhëheqësve të Europës i cili pritet t’i japë jetë krijimit të Komunitetit Politik Europian.

Të shumta kanë qenë takimet e zhvilluara mes Ramës dhe homologëve të tij europianë. Së fundmi, kryeministri ka publikuar një foto të presidentit francez, Emanuel Macron, i cili është kapur nga fotografët teksa bën shenjën e “aprovimit”, ndërkohë përballë ka kryeministrin Rama.

“Kundër s’ka, miratohet”, shkruan Rama me batutë krah fotos.

 


Video