I refuzuan Metës pjesëmarrjen në Kongres, PES konfirmon vendimin: Bëri aleancë me Berishën

6 October 2022, 16:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I refuzuan Metës pjesëmarrjen në Kongres, PES konfirmon vendimin:
Giacomo Filibeck

Partia Socialiste Evropiane konfirmon se nuk dëshiron të ketë mes të ftuarve të tyre në Kongresin që do të mbahet në Berlin me 14 dh e 15 tetor, Ilir Metën në cilësinë e liderit të Partisë së Lirisë.

Pas e-mailit të publikuar në meida dhe përpjekjes për përgënjeshtrim nga ana e PL-së që akuzoi median se shpërndajnë fake news të fabrikuara nga kundërshtarët e tyre politikë, konfirmimi i vërtetësisë së lajmit dhe të dokumentit të e-mail vjen nga Giacomo Filibek, zëvendespresident i PES.

Përmes një lidhje telefonike nga Praga, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit politik Evropian, Filibek konfirmoi për Report TV se e ka dërguar atë mail:

“Ilir Meta dërgoi email dhe e konsiderojmë të padëshiruar që marrë pjesë në Kongresin në Berlin.  Arsye e refuzimi është aleanca e nënshkruar me Sali Berishën. Ilir meta në të kaluarën ka qenë i ftuar gjithmonë në aktivitetet e PES. Kjo është hera e parë që nuk e pranojmë”, ka thënë Filibeck.

Sali Berisha, i deklaruar person "non grata" nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, duket se është futur në listën e zezë edhe të gjithë kancelarive evropianë.

''Por Ilir Meta deklaron se nuk ka pasur asnjë qëllim për të marrë pjesë në kongresin tuaj”, e pyesim.

"Kjo nuk është e saktë, e megjithatë nuk ka asnjë rëndësi - përgjigjet - në të shkuarën ai është ftuar gjithnjë si i mirëpritur, herën e fundit në Kongresin e Lisbonës në dhjetor 2018 dhe ai ka pasur gjithnjë interes të mbajë marrëdhënie të mira me ne. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai nuk është më i ftuar të marrë pjesë për shkak të pozicionit të tij të ri politik''.

 


Video