Rama në Slloveni: Nuk besoj se në 2030 hyjmë në BE! Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm

28 August 2023, 15:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Slloveni: Nuk besoj se në 2030 hyjmë në BE! Kemi
Kryeministri Edi Rama në Forumin Strategjik Bled, Slloveni

Kryeministri Edi Rama shpreh pesimizmin se vendi ynë nuk do të arrijë të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik Bled, Rama tha se Shqipëria i ka edhe 20 vite euro-optimizëm, përpara se të humbasë shpresën në BE.

“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave... kjo do të ishte shumë mirë. Përderisa ne po flasim për konvergjencën me BE, duhet të kuptojë që boshllëku për frymë i BE-së, rreth këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 170 e ca euro... dhe më shumë se 14 mijë euro për të gjithë ne.

Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët.

Të gjithë duhet të kenë parasysh që ajo që po ndodh në të gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë ne folëm për projekte që duhet të investuar... nga ana tjetër merreni me mend kush po i financon, amerikanët, kinezen, arabët... që unë e di që nuk e kanë AQUIE-n e përmbushur. Gjithnjë e kam ditur që të punosh 50 vite falas për kundër Perëndimit Enver Hoxha ne na bëri më pro evropian dhe më pro amerikan se kushdo tjetër.

Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë. Kemi edhe 20 vite euro-optimizëm dhe shpresoj që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin Charles (I drejtohet Presidentit të Këshillit Evropian), tha Rama.


Video