Rama fsheh kullat e Kastratit te Liqeni Artificial (Foto)

17 August 2022, 19:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama fsheh kullat e Kastratit te Liqeni Artificial (Foto)
Majtas fotoja e publikuar nga Edi Rama, djathtas fotoja e publikuar nga aktivisti Arlind Qori

Kryeministri Edi Rama publikoi të martën një foto nga pista e atletikës e përfunduar së fundmi nën Parkun e Liqenit Artificial.

Shënimi i vendosur prej tij: “Pista olimpike e Atletikës në Parkun e rilindur të liqenit”.

Por, duke iu referuar filozofit Niçe, aktivisti i “Organizatës Politike”, Arlind Qori e akuzon atë për fshehje të së vërtetës edhe në foto.

“Fotografi i qeverisë është kujdesur që foton ta kapë nga këndi ku nuk duken pallatet në ndërtim e sipër (të Kastratit) që po gllabërojnë parkun, ngjitur me pistën e atletikës. Kur Niçja pat shkruar se nuk ekziston e vërteta, por vetëm interpretimet (këndvështrimet), nuk mund ta përfytyronte se një zuzar i pushtetshëm do të zgjidhte gjithnjë atë kënd-vështrimi që fsheh matrapazllëqet. Po e vërteta ekziston. Ajo duket nga këndi që ekspozon grabitjen, zaptimin e shtypjen”, shkruan ai.

 



Video