Ironia e Braçes me shapkat e Kryemadhit: Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!

17 August 2022, 17:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ironia e Braçes me shapkat e Kryemadhit: Sa litra naftë
Erion Brace dhe Monika Kryemadhi

Voxnews.al solli të martën artikullin se si Monika Kryemadhi ‘po u qante hallin shqiptarëve’ me shapka gjysmë milioni lek në këmbë.

Artikulli u bazua në një foto të publikuar nga vetë ish-kryetarja e LSI-së më 9 gusht, ku bie në sy modeli i shapkave. Nga një kërkim i thjesht në Google, shapkat e veshura nga Monika Kryemadhi rezultojnë të markes ‘Valentino’ dhe kushtojnë plot 480 dollarë.

Referuar këtij artikulli të Voxnews.al, deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar sot.

“Një palë shapka 480 dollarë?! 480 dollarë?! 480 dollarë sa bëjnë? Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!”, shkruan Braçe.

 


Video